Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë për jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Dy automjete u përplasën kokë më kokë në aksin Vlorë-Kotë, duke lënë fillimisht dy viktima në vendngjarje dhe një të plagosur rëndë.
Nga përplasja e fortë, të dy drejtuesit e mjeteve Adi Alushaj 30 vjeç dhe Esat Brahimaj 40 vjeç kanë humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, edhe pasagjeri i cili ndodhej në gjendje të rëndë Andrea Begaj vdiq në spital.



