Kryeministrja italiane Meloni humb referendumin për Ndryshimin e Kushtetutës

spot_img
Advertisements

Sipas mediave italiane, pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 58.9% e popullsisë.Ndërkohë sipas rezultateve të para të sondazheve të kryera për referendumin kushtetues për drejtësinë, pavarësisht diferencave, rezulton se rreth: 53.9% e votave janë për “Jo” ndërsa 46.1% e votave janë për “Po”.

Qendrat e votimit, u hapën të dielën nga ora 07:00 deri në orën 23:00, si dhe sot nga ora 07:00 deri në orën 15:00, kur edhe u mbyllën përfundimisht.

Fill pas mbylljes së kutive të votimit, numërimi i votave po vazhdon me ritëm të shpejtë. Deri në orën 15:40, ishin numëruar 6,400 qendra votimi, që përfaqësojnë 10% të totalit.

Rezultatet, të certifikuara nga Ministria e Brendshme, tregojnë se vota “Jo” kryeson me 54.5%, ndërsa vota “Po” arriti në 45.5%.

Ndryshimi më i rëndësishëm për të cilin po votohet në referendum, lidhet me mënyrën si funksionon sistemi i drejtësisë.

Sot gjyqtarët dhe prokurorët ndjekin të njëjtën karrierë. Ata mund të kalojnë nga një rol në tjetrin (me disa kufizime). Me reformën (nëse fitojnë “Po”): karrierat ndahen plotësisht.

Një person do të zgjedhë që në fillim nëse do të bëhet gjyqtar apo prokuror dhe nuk mund ta ndryshojë më detyrën e tij

spot_img

Latest articles

Related articles