Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përparime të tjera në dialogun me Serbinë, në një letër urimi që ia ka dërguar me rastin e mandatit të ri qeverisës.
Merz, në letrën e urimit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, shkruan se përpara Kurtit “qëndrojnë detyra sfiduese”.
“Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë.”, shkruan kancelari gjerman.
Ndër të tjera, Merz thotë se në këto detyra, Kosova e ka një partner të fortë dhe të besueshëm si Gjermania në krahun e saj, duke i uruar fat dhe sukses në mandatin e ri qeverisës.
për rizgjedhjen tuaj ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem për mundësinë që, së bashku me ju, të thellojmë më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes vendeve tona.
Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë.
Të jeni i sigurt se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj.
Ju uroj për vazhdimin e mandatit tuaj shumë fat dhe sukses.
Me përshëndetje të përzemërta
Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë.



