Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Vlorë- Kotë. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Mësohet se kanë humbur jetën drejtuesit e dy automjeteve.
Sipas të dhënave paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” me targë FR4044C dhe një mjet tip “Ford” me targë AB309FL. Si pasojë e përplasjes së fortë, dyshohet se drejtuesit e të dy mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje



