Intervista emocionuese e Granit Xhakës pushton mediat: Prindërit bënin dy punë që ne të jetonin më mirë

spot_img
Advertisements

Në një intervistë të publikuar nga Premier League, Graniti ka treguar se një nga momentet më të vështira të jetës së tij ishte fakti që ai dhe vëllai i tij kalonin deri në 18 orë vetëm në shtëpi, për shkak se të dy prindërit bënin nga dy punë për të siguruar jetesën.

“Kur isha katër vjeç prindërit e mi punonin gjithë ditën dhe madje bënin edhe punë shtesë në mënyrë që të kishim kushte më të mira. Kishte ditë kur qëndronim vetëm në shtëpi me vëllain për 18 orë”, tha ai.

Futbollisti tregoi se, ndonëse ishte vetëm katër vjeç, kishte përgjegjësi të mëdha në shtëpi, madje mbante edhe çelësin, ndërsa vëllai i tij ishte vetëm një vit më i madh.

Duke krahasuar atë periudhë me jetën e tij aktuale si prind, Granit Xhaka tha se nuk mund ta imagjinonte që fëmijët e tij të përballeshin me një situatë të tillë.

“Sot jam baba dhe nuk mund t’i imagjinoj vajzat e mia, katër dhe gjashtë vjeç, të qëndrojnë vetëm në shtëpi për kaq gjatë. Por kjo ishte jeta jonë atëherë”, tha ai.

Aktualisht, Granit Xhaka ka bërë 26 paraqitje këtë sezon në Premier League, ku ka qenë titullar në shumicën e ndeshjeve, duke kontribuar me një gol dhe pesë asiste.

spot_img

Latest articles

Related articles