Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar protestën e radhës që opozita pritet të zhvillojë më 22 mars, duke theksuar se tubimet e fundit, sipas tij, po humbasin karakterin qytetar dhe po kthehen në një fushatë të brendshme elektorale.
I ftuar në “Kjo Javë” në News24, Lita u shpreh se protestat janë të nevojshme në një demokraci, por vuri në dukje se objektivat e tyre kanë ndryshuar vazhdimisht.
“Ka shumë për të protestuar dhe PD mirë që proteston, protesta është kripa e demokracisë. Objektivat kanë qenë të ndryshme,. Kanë nisur me qeveri teknike, vijoi me kërkesën për largimit të zonjës Balluku dhe mendoj që protestat e fundit po reduktohen në një fushatë elektorale brenda PD ku Berisha mban të karikuar militantët. Qytetarët në protesta janë shumë më të ulëta krahasuar me votat e PD. Protesta me molotovë ishin më të këndshme për t’u parë, edhe për ne gazetarët sepse kemi më shumë për të komentuar.
Nga pikëpamja politike PS duket solide sepse ka numrat, por në thelb nuk ka një kërkesë edhe brenda PDS për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme apo qeveri teknike. Mendojnë se mund të shkojnë gjatë edhe duke shtyrë dosjet, si ajo e AKSHI. Fuqia e skandaleve nuk mund ta ndryshojë qeverisjen është bërë një mpiksje. Zgjerimi i protestës duhet të vijë nga jashtë”, tha ai.



