Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka dhënë dëshmi për disa orë në SPAK, për dosjen që po hetohet nga prokurori Klodian Braho mbi abuzimet me fondet e programit të IPARD.
Krifca është pyetur si person në dijeni teksa SPAK, ka intensifikuar hetimet për këtë dosje.
Më herët Reni Ashiku, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministres Krifca, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje.
Burime pranë organit hetues bëjnë me dije se kjo është një dosje që po hetohet me prioritet dhe paralelisht me marrjen e dëshmive po mblidhen edhe prova të tjera rreth skamës së dyshuar abuzive.



