SPAK çon në gjyq Ahmetaj, biznesmeni Kuka, Mërtiri, Meneqeja dhe 10 zyrtarë

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj dhe 10 të pandehurit e tjerë.

Sipas njoftimit të SPAK, Ahmetaj akuzohet për veprat “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë apo të zgjedhurve vendorë”; “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga hetime sipas SPAK është vërtetuar se Ahmetaj ka përfituar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes kryerjes së pagesave nga shoqëria “Integrated Techonogy Services” sh.p.k. nga faturat e lëshuara për shërbime apo mallra, në lidhje me investimet e kryera nga ai dhe Albina Mançka, për shndërrimin e një apartamenti të tyre në AirBnb, në shumën prej 2 007 373 lekë në vitet 2019- 2020.

Më tej në njoftim theksohet se ai ka përfituar nga Zoto dhe Mërtiri, përmes Andi Boni dhe Helidon Begaj, shumën prej 170 480 euro, nëpërmjet realizimit të një shitjeje fiktive. Sipas SPAK ai përfituar nga Zoto dhe Mërtiri, përmes Besmir Prifti dhe Sonila Goxha dhe Sokol Meqemeja, shumën prej 270 000 euro, po nga një shitje tjetër fiktive.

Sipas SPAK, Ahmetaj ndër rastet e tjera ka fshehur shumat e shpenzuara për investimin e kryer në apartamentin e shndërruar në AirBnb si dhe burimin e tyre, në vlerë totale 7 173 600 lekë të kryera përgjatë viteve 2019 dhe 2020, ku për vlerën 2 007 373 lekë.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr 277/1 të vitit 2022, në ngarkim të 11 të pandehurve:

Arben Ahmetaj,
Albina Mançka,
Erjola Hoxha,
Mirel Mërtiri,
Klodian Zoto,
Andi Boni,
Elda Dinaj,
Gerian Kuka,
Helidon Begaj,
Sonila Goxhaj
Sokol Meqemeja

spot_img

Latest articles

Related articles