Teksa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në terren për sigurinë ushqimore, kompanitë për të cilat AKU ka pretenduar se kanë shkelur ligjin dhe standardet e sigurisë, i janë drejtuar gjykatës duke kërkuar shfuqizimin e gjobave dhe masave administrative.
I tillë është edhe procesi që është zhvilluar këtë të mërkurë në Gjykatën Administrative të Tiranës. Kompania paditëse është A.M.G, e cila thuajse një vit më parë u vu në qendër të vëmendjes pas kontrolleve të AKU-së dhe pretendimeve të institucioneve publike se nuk u tregua bashkëpunuese.
Në mars të vitit 2025, sipas AKU-së, sasia e dyshuar me salmonelë ishte afro 8 ton, e shpërndarë në 10 qarqe të vendit.
Ndërsa AMG, kompania e markës së nënprodukteve të mishit “DIMAL”, sot kërkon që masa administrative e gjobës së vendosur ndaj saj të shfuqizohet, duke e cilësuar si të pabazuar në ligj.
Të dhënat e procesit gjyqësor:
Shoqëria A.M.G SHPK – Paditëse
AKU, Drejtoria Rajonale Tiranë – E paditur
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit – I paditur
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – E paditur
Objekti: Shfuqizim akti administrativ
Gjyqtari: Ramiz Lala



