Kur ligji përplaset me mazhorancën, prefekti zgjedh mazhorancën!

spot_img
Advertisements

nga Gjergji Nika

Në Vlorë ndodhi diçka e thjeshtë për t’u kuptuar nga çdo qytetar:
Ligji u shkel.
Procedura u manipulua.
Dhe institucioni që duhet ta ndalte këtë… vendosi ta justifikojë.

Në fillim të muajit mars 2026, Prefekti i Vlorës u takua me përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak të Vlorës lidhur me vendimet e mbledhjes së datës 28.02.2026.

Qëndrimi ynë në takim ishte i qartë dhe i bazuar në ligj: ajo mbledhje duhej të shpallej e paligjshme.
Një mbledhje e zhvilluar në kundërshtim me ligjin nuk mund të prodhojë vendime të ligjshme.

Megjithatë, prefekti zgjodhi të mos përballet me thelbin e problemit. Në vend që të shpallte të paligjshme mbledhjen dhe aktet që burojnë prej saj, gjeti një mënyrë për ta anashkaluar çështjen duke i quajtur disa nga vendimet akte me karakter individual, sikur kjo ta ndryshonte thelbin e shkeljes.

Por ligji është i qartë:
një procedurë e paligjshme nuk mund të prodhojë akte të ligjshme, pavarësisht se si përpiqesh t’i klasifikosh ato më pas.
Me vendimin e tij, prefekti u dha një mesazh të qartë ne favor të mazhorancës:
numrat janë mbi ligjin, dhe bashkia është pronë e Kryetarit.

Për këtë arsye, ditën e sotme kam kërkuar zyrtarisht mbledhjen e Kryesisë së Këshillit Bashkiak të Vlorës për javën e ardhshme, për të diskutuar ligjshmërinë e këtyre akteve dhe qëndrimin e mbajtur nga Prefekti i Vlorës.
Kjo kërkesë bazohet në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe në rregulloren e funksionimit të Këshillit Bashkiak.

Këshilli Bashkiak nuk është pronë e askujt.
Ai është institucioni i qytetarëve të Vlorës.
Dhe qytetarët e Vlorës kanë të drejtë të dinë nëse vendimet që merren në emër të tyre respektojnë ligjin apo janë produkt i arrogancës së një mazhorance që mendon se pushteti i saj është mbi rregullat.

Ne si opozitë do të vazhdojmë të mbrojmë ligjin, transparencën dhe interesin e qytetarëve të Vlorës.
Sepse ligji nuk është dekor politik.
Ligji është kufiri që ndan pushtetin nga abuzimi.

spot_img

Latest articles

Related articles