Një efektiv policie në Elbasan është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Gjykata dhe ka pezulluar nga detyra inspektorin Ervis Kaloti, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Elbasanit. Kaloti kishte disa muaj që mbahej nën vëzhgim nga AMP.
Po ashtu, gjykata ka dhënë ndaj tij edhe masën e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.



