Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

spot_img
Advertisements

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos po akuzohet sërish në vendin e saj, Slloveni se ka qenë bashkëpunëtore e UDB-së policisë famëkeqe sekrete jugosllave në vitet ’80.

Madje jehona e këtyre akuzave ka mbërritur deri në Bruksel. Eurodeputetja sllovene Romana Tomç njoftoi se i ka dërguar Komisionit Europian dokumente që pretendon se vërtetojnë implikimin e Kos në strukturat e spiunazhit të ish-Jugosllavisë, duke kërkuar një hetim zyrtar mbi kredibilitetin e saj.

Këto akuza, të cilat Kos i ka cilësuar si “dezinformim”, janë rikthyer në prag të zgjedhjeve të 22 marsit në Slloveni, ku koalicioni i qendrës së majtë i kryeministrit Robert Golob që e mbështet është vënë në pozita të vështira, përballë opozitës së djathtë.

Të hënën, komisionerja pritet të dalë para Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, ku do t’i duhet të mbrojë integritetin e saj personal përpara se të diskutojë planet e zgjerimit të bllokut.

Marta Kos është pjesë e grupimit centrist “Renew Europe”. Përpara se të merrte postin e rëndësishëm në Komisionin Europian, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në diplomaci, duke shërbyer si ambasadore e Sllovenisë në Gjermani dhe Zvicër, si dhe ka mbajtur poste drejtuese në sferën e komunikimit dhe tregtisë në vendin e saj

spot_img

Latest articles

Related articles