“Shkelje të rënda” – Shkarkohet administratori i Universitetit Politeknik të Tiranës!

spot_img
Advertisements


Administratori i Universiteti Politeknik i Tiranës, Besmir Ali, është shkarkuar nga detyra pas një auditi të kryer nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, i cili konstatoi shkelje të rënda ligjore në veprimtarinë administrative të institucionit.

Raporti përfundimtar i auditimit, i dërguar më 23 dhjetor 2025 nga ministrja Mirela Kumbaro, evidenton se administratori kishte krijuar një strukturë të re administrative në kundërshtim me kuadrin ligjor që rregullon funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri.

spot_img

Latest articles

Related articles