Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore në Tiranë, që nuk plotësojnë standardet e sigurisë.
Konkretisht, në magazinën qendrore të Tiranës të kompanisë KMY janë sekuestruar 738 kilogramë mish pule dhe gjoks pule, i cili ishte nxjerrë për shkrirje, por mbahej në kushte që nuk përputheshin me normat e higjienës dhe ruajtjes së ushqimit.
Autoritetet njoftojnë se procedurat për asgjësimin e këtij mishi janë duke u përgatitur, për të parandaluar çdo rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve.



