Prokuroria nis hetim për “Rejsi Farma”, qarkullon barna të skaduara!

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj kompanisë farmaceutike Rejsi Farma për përfitime në mënyrë abuzive nëpërmjet skemës se rimbursimit të barnave si dhe hedhje në tregun farmaceutik të barnave të skaduara.

Drejtoria e hetimit Tatimor duke marre shkas nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për procesin e rimburismit të barnave ka referuar gjetjet ne Prokurorinë e Tiranës.

“Është konstatuar se nga ana e grupit të kontrollit janë marrë në konsideratë për efekt llogaritje, lista e barnave prej 18 medikamente, në sasinë 12,178 copë, me vlerë 41,999,556 lekë, të cilat pretendohet se u ka kaluar afati i skadencës edhe mbi 1 vit, për të cilat nuk ka një dokument ose proces-verbal të lëshuar nga autoritetet kompetente si dhe nuk është kryer procedura e rregullt për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre, duke mos njoftuar Drejtorin Rajonale Tatimore përkatëse nën juridiksionin të cilës i përket, si dhe duke mos marrë miratim nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”, thuhet në raportin e KLSH.

Kompania Rejsi Farma akuzohet se ka mashtruar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm me dokumentacionin që duhet te paraqiste mbi inventarin e barnave të skaduara duke pasqyruar informacione jo të sakta.Dosja që rëndon ndaj kompanisë Rejsi Farma po hetohet nga Prokuroi i Tiranës, Ndini Tavani.

spot_img

Latest articles

Related articles