Hasimja: Rama ia ka bërë avokatin Ballukut me të gjitha format e mundshme

spot_img
Advertisements

Politologu Ermal Hasimja, duke komentuar raportin e PS kundër arrestimit të Belinda Ballukut, të prezantuar një ditë më parë nga socialistët, theksoi se kryeministri Edi Rama po tenton që të vendosë një precedent bllokues në mënyrë që një kërkesë e tillë të mos ndodhë në të ardhmen.

Në një intervistë për News24, ai theksoi se mbrojtja përmes Kuvendit për Ballukut ishte e qartë, duke shtuar se këtë qëndrim, PS e ka sinjalizuar që kur Balluku u mor e pandehur nga SPAK vitin e kaluar.

Ai tha se deputetët e PS nuk i kanë lexuar 16 mijë faqet të materialit që SPAK ka depozituar në Kuvend krahas kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke shtuar se argumentet që socialistët paraqitën një ditë më parë nuk qëndrojnë pasi, siç shtoi ai, faktet janë të qarta.

“Situata është e thjeshtë, duket që Rama ka vendosur ta mbrojë, jo vetëm Ballukun, por të vendosë edhe një lloj precedenti bllokues në mënyrë që të mos ndodhë edhe në të ardhmen se ky është edhe rreziku më i madh. Ajo që po bën fiton kohë por edhe përpiqet të gjejë mënyrën se si ta ngurtësojë përmes ndryshimeve ligjore.

Mbrojtja në rastin konkret ishte mbrojtje në kuvnd dhe kjo iu garantua Ballukut. Nga ana tjetër Rama s’e ka mbrojtjen e plotë 100% siç e ka bërë me rastet e mëparshme, me Beqajn e Tahirin se ka frikë e para nga ato që ka dalë nga dosja dhe çfarë mund të dalë mund të gjendet në të njëjtën situatë të sikletshme siç është gjendur me paraardhësit e tjerë që janë dënuar. Mesa di unë ato 16 mijë faqet as nuk janë lexuar nga deputetët e PS.

Ne e dinim qëndrimin para se PS të arrinte në këtë pikë, se problemi ishte më i madh se ato gjëra në atë dosje. Kishte një qëndrim të qartë nga PS që në pezullim dhe më pas në rastin e dytë me heqjen e imunitetit. Pra rezistenca ka nisur më herët, se kur merresh i pandehur, dalin prova, gjëja më normale në një demokraci është që i pandehuri të japë dorëheqjen.

Fakti që Balluku nuk dha dorëheqjen, elementi i dytë është ai i rezistencës ndaj pezullimit, e treta është lidhja artificiale mes pezullimit dhe heqjes së imunitetit, që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. “, tha ai.

Duke komentuar deklaratën e Ramës se nuk është “avokati” i Ballukut, Hasimja tha se në fakt këtë gjë ai e ka bërë në të gjitha format.

“Rama ia ka bërë avokatin Ballukut me të gjitha format e mundshme, qoftë duke e lavdëruar për arritjet e mëdha infrastrukturore ndërkohë që nuk di a ka kaluar ndonjë ditë që nuk është shembur ndonjë gjë.”, tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles