Qeveritë dhe krimi i organizuar kanë mbi 180 mënyra për të vjedhur: fatura mund të shkojë në 100 miliardë në 13 vite!

spot_img
Advertisements

Ekonomia e një vendi nuk matet vetëm nga prodhimi, investimet apo eksportet. Ajo matet edhe nga ajo që humbet, ose fitohet mbi shpinën e një populli, duke u marrë me drogë dhe call-center mashtrues.

Në vende ku institucionet janë të dobëta dhe ekonomia informale është e madhe, një pjesë e konsiderueshme e pasurisë mund të zhvendoset nga ekonomia publike, emri i mirë i një vendi dhe liritë që rrjedhin prej seriozitetit të shtetit, drejt rrjeteve të korrupsionit dhe krimit.

Në rastin e Shqipërisë, ekonomia e shtrembër shkon rreth 25–30% të PBB-së, ndërsa në disa vlerësime arrin edhe 35% të ekonomisë.
Kjo do të thotë se miliarda dollarë qarkullojnë çdo vit jashtë sistemit formal ekonomik.

Nëse merret parasysh se PBB e Shqipërisë është rreth 30 miliardë dollarë në vit, edhe një pjesë e kësaj ekonomie informale përfaqëson një volum shumë të madh parash që nuk kontrollohet nga sistemi fiskal apo institucional.

Në analizën e mekanizmave ekonomikë të korrupsionit dhe krimit të bërë me modelet AI që sit përdoren nga ushtria dhe shërbimet aleate mund të identifikohen mbi 180 mënyra përmes të cilave para publike ose pasuri ekonomike mund të devijohen, ose të përdoret shteti për të bërë krim brenda dhe jashtë vendit. Disa i njohim, si:
• manipulim i tenderëve dhe kontratave publike;
• koncesione dhe PPP të dizajnuara për rentë private;
• evazion fiskal dhe skema TVSH;
• transferim i aseteve publike nën vlerë;
• kontrabandë mallrash dhe akcizash;
• pastrim parash përmes ndërtimit, turizmit dhe financës
• trafikim droge, armësh dhe njerëzish;
• mashtrime financiare dhe krim digjital
• devijim fondesh publike dhe të drejtash ndërkombëtare;
• kapje e administratës dhe mosndëshkim institucional.

Disa të tjera janë shumë të sofistikuara për t’u kuptuar nga publiku i gjërë.

Secila prej këtyre praktikave mund të duket e vogël në vetvete. Por kur ato funksionojnë paralelisht për vite me radhë, efekti kumulativ mund të jetë shumë i madh.

Nëse përllogaritet një rend madhësie makroekonomike, duke kombinuar ekonominë informale, korrupsionin publik dhe aktivitetet kriminale që lidhen me vendin, rezultati mund të arrijë në njëqind+ miliarda dollarë në një dekadë.

Një vlerësim hipotetik i këtij fenomeni e vendos faturën deri në rreth 100 miliardë dollarë gjatë 13 viteve të fundit.

Kjo nuk është një shifër e saktë për një mekanizëm të vetëm. Mund të jetë shumë më shumë, ose pak më pak, ose tjetër.

Është një rend madhësie që tregon se çfarë ndodh kur:
• korrupsioni institucional,
• ekonomia informale,
• dhe rrjetet kriminale transnacionale ndërthuren brenda të njëjtit sistem ekonomik.

Ndërkohë, qytetarët përballen me taksa më të larta, shërbime publike më të dobëta dhe një ekonomi që rritet më ngadalë se potenciali i saj.

Dhe ndërsa në botë shpërthejnë kriza të reja gjeopolitike, nga Lindja e Mesme deri në tregjet energjetike, pyetja që lind gjithnjë e më shpesh është kjo:

Nëse qindra miliarda janë zhdukur nga ekonomia në këto vite, kush do t’i kthejë këto para mbrapsht te shoqëria tani që ajo ka më shumë nevojë se kurrë?

spot_img

Latest articles

Related articles