Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është paraqitur të premten në Prokurorinë e Posaçme.
Paraqitja e Mziut në SPAK, vjen pas një padie të ngritur në qershor të vitit të kaluar nga deputeti i Partisë Socialiste në Dibër, Agron Malaj.
Ky i fundit e paditi Mziun në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për veprën penale të “shpifjes” së kryer botërisht. Padia u bazua në një deklaratë të bërë nga Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Më 10 maj, në Maqellarë, simpatizantë të Partisë Demokratike ndaluan një automjet duke pretenduar se personat brenda tij po shpërndanin para për blerje votash në favor të Partisë Socialiste.



