Vëllai i ministrit të Jashtëm nën hetim për skandalin e AKSHI-t, miliona euro në xhep

spot_img
Advertisements


Më 26 shkurt, Edi Rama bëri ndryshime drastike në qeveri, dhe një ndër ta ishte Ferit Hoxha, emri i të cilit u prit me vlerësime si ish-ambasador i suksesshëm i karrierës, duke u emëruar ministër i Punëve të Jashtme, pas shkarkimit të Spiropalit. Por, ndërkohë, del në pah një e vërtetë jo fort e këndshme: vëllai i tij, Gëzim Hoxha, është një person nën hetim për skandalin e shumëpërfolur të AKSHI-t.

Ja disa nga mediat që folën për të:

        •           Pamfleti – “Nën hetim nga SPAK/ Vëllai i Ferit Hoxhës, ambasador shqiptar në BE, pjesë e grupit kriminal AKSHI.”

        •           Boold Neës – “Gëzim Hoxha, njeriu ‘hije’ i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 mln € tendera sekretë, kompani guaskë!”

        •           Fakto.al – “Hoxha që del në disa dosje të SPAK, nuska e korrupsionit!”

        •           Kumti.net – “Vëllai i ambasadorit shqiptar në BE, Gëzim Hoxha, nën hetim si pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t.”

        •           Kapitali.al – “Skandali thellohet, vëllai (Gëzim Hoxha) i ambasadorit shqiptar në BE (Ferit Hoxha) në grupin kriminal të AKSHI-t!”

Por nuk është vetëm çështja e vëllait; papritur opinioni solli në vëmendje një ngjarje të para 15 vitesh, dhe bëhet fjalë për humbjen e një laptopi me të dhëna sensitive, por gjithashtu dhe marrëveshja e detit me Greqinë e firmosur në vitin 2010 ku ai ishte pjesë e grupit negociator si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme. Marrëveshje e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pasi Partia Socialiste, që drejtohej në opozitë nga Edi Rama, e ankimoi atë.

Shoqëria FIRST shpk, me NIPT K82020002A është themeluar më 13.08.2008 nga Gëzim Hoxha, vëllai I ministrit të jashtëm , të sapoemëruar, Ferid Hoxhës. Ortaku tjetër është Ardit Abrija. Secili prej tyre zotëron nga 50% të aksioneve.

Pak vjet më vonë, kjo kompani bëhet 100% pronë e Hoxhës në këtë mënyrë: Më 17 gusht 2011, Ardit Abrija i shet gjithë kuotat e veta shtetases Blerta Gjini (Abrija) për 2.6 milionë lekë dhe pas një viti, më 2 gusht 2012, Blerta Gjini (Abrija) i shet këto kuota tek ortaku Gëzim Hoxhes për 120 milionë lekë. Nga ky çast , zoti Hoxha është pronari I vetëm i kompanisë.

Në fillim objekti i veprimtarisë së shoqërisë ishte “Agjensi Komisionere, shtblerje pasurish te paluajtshme. Konsulenca Profesionale ne fushen ekonomike, inxhinjerike, financiare, juridike. Hartime plan-biznesi dhe projektesh me qellim ndertimi. Agjensi spedicionere e doganore, import eksport, shitblerje dhe paisje elektronike.Aktivitet i tregtimit me shumice e pakice si dhe import-eksport i pajisjeve elektrike, informatikes, elektronikes, rrjetave kompjuterike, pajisjeve te fuqise, pajisjeve te sinjalistikes rrugore, radareve dedektues te shpjejtesise, pajisjeve te sistemeve te sigurise, kamerave , sistemeve vidio dhe audio, pajisjeve te transmetimit pa vale, kabllove te bakrit dhe kabllove optike. Aktivitet i projektimit, instalimit dher konsulences ne fushen e energjise dhe telekomunikacionit dhe teknollogjise se informacionit, import-eksport i sherbimeve te mesiperme. Prodhim dhe asembim pajisjesh te telekomunikacionit dhe informatikes etj.”

Në 4 shkurt 2014, objektit të veprimtarisë së shoqërisë i shtohet edhe “Tregtim me shumice dhe pakice, import eksport te automjeteve, pjeseve te kembimit dhe te materialeve ndihmese. Servis per riparim dhe sherbime per mjete motorike te llojeve te ndryshme. Shitjen dhe dhenien me qira (leasing) financiare dhe operacionale e makinave te llojeve dhe tonazheve te ndryshme, brenda dhe jashte territorit te Shqiperise. Transport udhetaresh e mallrash, kombetar dhe nderkombetar, kargo etj. Kryerjen e sherbimeve, servis etj, per riparimin e mjeteve motorrike. Krijimin e agjensive turistike te udhetimit. Organizimi i guidave turistike brenda dhe jashte vendit.”

spot_img

Latest articles

Related articles