Trump përjashton nga lëvizja MAGA, gazetarin e njohur Tucker Carlson pas kritikave

spot_img
Advertisements

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se komentatori konservator Tucker Carlson nuk është më pjesë e lëvizjes së tij “Make America Great Again (MAGA)”, pas kritikave të forta që Carlson ka bërë ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit kundër Iranit.

Në një intervistë për ABC News, Trump tha se Carlson “ka humbur rrugën”. “Tucker e ka humbur rrugën. Unë e kam ditur këtë prej kohësh. Ai nuk është MAGA. MAGA është të shpëtosh vendin tonë, ta bësh Amerikën përsëri të madhe dhe të vendosësh Amerikën në radhë të parë. Tucker nuk është asnjë nga këto dhe nuk është mjaftueshëm i zgjuar për ta kuptuar,” tha Trump.

Deklarata e presidentit vjen pasi Carlson e kritikoi ashpër operacionin ushtarak të SHBA dhe Izraelit kundër Iranit, duke e quajtur atë “absolutisht të neveritshëm dhe të keq”. Carlson, ish-prezantues i Fox News dhe tani podcaster i njohur, ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj administratës Trump në javët e fundit, duke komentuar edhe çështje të tjera si dosjet Epstein, lufta në Ukrainë dhe politika e jashtme amerikane.

spot_img

Latest articles

Related articles