Deputeti i PS Vasil Llajo: Kam pirë verë me deputeten e PD

spot_img
Advertisements

Në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, teksa u diskutua për deklaratën e Taulant Ballës në Kuvend ndaj Albana Vokshit, deputeti i PS, Vasil Llajo, replikoi me demokraten Ina Zhupa.

Llajo deklaroi se njihet me Ina Zhupën dhe se “kanë ndarë gotën e verës bashkë para fushatës”. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Zhupa.

Llajo: Me zonjën Zhupa ne jemi shumë miq. Madje kemi ndenjur dhe kemi ndarë gotën e verës bashkë para fushatës. Kështu që le të jetë kjo një frymë e përbashkët, që debatin politik dhe frontin politik t’i ndajmë me njëri-tjetrin, por jo të zbresim në nivele denigruese dhe morale ndaj njëri-tjetrit.

Zhupa: Për sqarim, nuk është e vërtetë. Zotin Llajo nuk e kam njohur. Unë nuk pi verë dhe këtë e dinë të gjithë kolegët. Kështu që ajo që tha zoti Llajo në fund të fjalës nuk është e vërtetë. Mund të jetë fryt i dëshirës dhe fantazisë, por nuk është e vërtetë.

Llajo: Zonja Zhupa, fantazitë e mia nuk i kalojnë ato të tuat.

spot_img

Latest articles

Related articles