“Vetëvrasja” me dy plumba e presidentit Omer Nishanit

spot_img
Advertisements

nga Prof. Hasan Bello

Kryetar i parë i Presidiumit të Kuvendit Popullor (president) i zgjedhur më 12 janar 1946, ishte Omer Nishani. Një ish antizogist i orëve të para i cili kishte studiuar për mjekësi në Austri.

Në vitet 20-30 ai do të bëhet një nga drejtuesit kryesorë të lëvizjes komuniste dhe bashkëpunëtorët e Fan Nolit. Gjatë studimeve, ai u njoh dhe më pas u martua me shtetasen gjermane Rozvita von Voler, e cila në vitet e komunizmit do të vetëquhet Trëndafile. Ajo ishte shkrimtare dhe poete.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia, Omer Nishani u bë anëtar i Këshillit të Shtetit. Kjo u bë shkak që në Konferencën e Paqes në Paris në 1946, delegacioni shqiptar të ndjehej keq pasi kryeministri grek e solli këtë si argument të bashkëpunimit të shqiptarëve me fashizmin. Megjithatë, Enver Hoxha në kujtimet e tij thotë se ai kishte qëndruar në këtë post për të ndihmuar lëvizjen komuniste. Në verën e vitit 1943, Omer Nishani u largua nga kjo detyrë dhe iu bashkua Lëvizjes Antifashiste. Kjo bëri që Trëndafilja të mbetej e vetme në Tiranë pa asnjë ndihmë dhe mjet jetese.

Në përfundim të luftës, Omer Nishani u bë ministër i Jashtëm dhe më pas Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Trëndafilja bë kështu zonja e parë. Por kjo nuk zgjati shumë vite, për shkak se ata u ndanë me apo pamarrëveshje, për shkaqe që ende nuk dihen.

Mosmarrëveshjet me diktatorin e detyruan atë që më 1 gusht 1953 të jepte dorëheqjen. Ndërkoh që ai kishte kohë që mbahej në mbikqyrje nga Sigurimi dhe ishte hequr edhe nga lista e kandidatëve për deputetë.

Sipas relacionit të hetuesit Nevzat Haznedari “Dr.Omer Nishani në orën 23:00 të datës 25 maj 1954 ka vrarë veten me dy të shtëna me armë zjarri”. Në fillim organet zyrtare u munduan që ta mbanin të fshehtë këtë version, duke deklaruar se ai kishte vdekur pas një sëmundje të rëndë. Por më pas u tha se ai kishte bërë vetëvrasje sepse nuk i duronte dot vuajtjet, që i shkaktonte sëmundja. Për të nuk u bë asnjë ceremoni zyrtare.

Sipas bahçevanit të tij, Omer Nishani nuk kishte vrarë veten, por ishte vrarë nga djali i madh i njërit prej ish zëvendëspresidentëve të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Edhe ky një ish-vrasës me pagesë para luftës.

spot_img

Latest articles

Related articles