Kompanitë e karburanteve duhet të kenë rezerva 3 mujore, rrisin çmimet në mënyrë abuzive! SPAK të hetojë Kontrabandën

spot_img
Advertisements

Teliti: Çmimet e naftës janë rritur në mënyrë
Demokrati Dorjan Teliti tha sot se çmimi i naftës është rritur në mënyrë abuzive, gjë që sipas tij mund të vihet re edhe në pikat e karburantit.

I ftuar në A2 CNN, Teliti u shpreh se në një rast të tillë nevojitet ndërhyrja e shtetit, për të garantuar së paku një kompensim të pjesshëm të kostos shtesë.

“Unë një thirrje u bëj qytetarëve: nëse shikoni pika karburanti që rrisin çmimin në mënyrë abuzive, në rast se nuk ju duhet domosdoshmërisht ajo nafta për transport, mos ia blini! Vetëm kështu nuk e rrisin çmimin ata. Ata që e kanë makinën për tangërllik, siç kemi parë, mos ta blejnë. Atyre që u duhet me patjetër, janë të detyruar ta blejnë. Këtu duhet të hyjë shteti, të kompensojë të paktën pjesërisht koston shtesë. Sipas ligjit, a duhet të ketë 3 muaj rezerva? Po. Kush është institucioni që kontrollon krijimin e 3 muajve rezervë? Këto struktura shtetërore përgjegjëse për kontrollin të dalin nga zyrat dhe të shkojnë në pikat e karburanteve dhe t’u kërkojë regjistrat e rezervave. Të bëhet transparencë dhe të kuptohet se nga vjen abuzimi”,-tha Teliti

spot_img

Latest articles

Related articles