Erdogan: Zgjatja e konfliktit në Iran do të jetë një burim destabilizimi për rajonin dhe botën

spot_img
Advertisements

Në një bisedë telefonike mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron, u diskutua për situatën e tensionuar në Iran dhe mundësitë për një zgjidhje diplomatike.

Erdogan theksoi se Turqia po angazhohet intensivisht për të forcuar diplomacinë dhe për t’u rikthyer në tryezën e negociatave për Iranin.

Ai u shpreh se “zgjatja e konfliktit në Iran do të ishte një burim destabilizimi si për rajonin ashtu edhe për të gjithë botën”, duke shtuar se ka nevojë për një bashkëpunim më të madh në mbrojtje mes aleatëve të NATO-s për të garantuar stabilitetin e rajonit dhe të sigurisë globale.

Ky diskutim vjen në një periudhë të ndjeshme, ku tensionet ndërkombëtare janë të larta dhe kanë pasojë ndikim të gjerë në sigurinë globale.

spot_img

Latest articles

Related articles