Teksa zyrtarët më të lartë të policisë janë përfshirë në ethet e zgjedhjes së Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, pas lirimit nga detyra të Ilir Prodës, dy emra janë në tavolinën e komisionit përzgjedhës së Ministrisë së Brendshme.
Bëhet fjalë për Elidon Çela, aktualisht drejtor i Policisë së Vlorës dhe Skënder Hita, aktualisht drejtor i Policisë në Fier.
Të dy kandidatët janë njohës shumë të mirë të aparatit të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme.
Në fund do të jetë kryeministri Edi Rama që do firmosë drejtorin e ri të Policisë së Shtetit.



