Depresioni tek të rinjtë vitet e fundit ka shënuar një trend rritës, ku shumë vajza dhe djem po përjetojnë situata jo të mira.
Psikiatria e njohur Ariana Reli në një intervistë për emisionin “Mes’Dritë” në Vizion Plus ka treguar shkaqet që po ndikojnë. Sipas saj, pasiguria për punë pas përfundimit të studimeve, përdorimi i lëndëve narkotike dhe jeta e natës po ndikojnë negativisht në sistemin e trurit të të rinjve.
“Të rinjtë sot janë mes të një vorbulle, sa dalin nga shtëpia e veshin stresin si një çorape. Të rinjtë sot faktorët i kanë më shumë se të një brezi tjetër. Të rinjtë përpiqen të përshtaten më shpejt. Ka modele të gabuara sepse shikojnë imazhe që duan ti kapin. Brendësojnë modele që i kritikojnë por edhe admirojnë. Në këtë konflikt, kërkojnë realizimin e vetvetes.
Nga ana tjeetër ka të rinj që janë të pasigurt. Arsimohen me rezultate të mira por nuk e dinë se ccfarë i pret në tregun epunës. Ka të rinj që nuk kanë jetuar pa prindërit dhe sfidat e kohës i bëjnë më të brishtë. Edhe substancat dhe jeta e natës është një prishje e ritmit dhe regjimit që ndikojnë shumë”, tha Reli.
Psikiatria ka treguar më tej se kur një person duhet të paraqitet për ndihmë tek specialisti.
“Ne jemi të ndryshëm nga njëri tjetri dhe reagimet tona janë nga më të ndryshmet. Askush nga ne nuk mund të thotë që ankthi kalon me këtë mënyrë apo atë mënyrë. Ka ca limite ku ne mund të mirëfunksionojmë dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë që rruga mos na ndërpritet. Duhet të jemi të vëmendshëm se çfarë mos na prishet. Prishet gjumi, oreksi, sjellja jonë që bëhemi më injorues dhe të ashpër, prishet se çfarë dimë ne si reagojmë. Jemi më pak tolerant, por kemi edhe shenja fizike. Marrje frymje, djersë etj.
Depresioni kërkon ndihmën e mjekut. 2-3 javë është afati kohor, që nuk duhet neglizhim por ndihmë nga specialisti”, tha Reli.



