Është vënë në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar në qytetin e Dibrës. Gjatë kapjes së tij është plagosur edhe një efektiv i forcave “Shqiponja”. Sipas njoftimit të policisë efektivi është rrëzuar nga një mur rrethues duke marrë dëmtime trupore.
Ai është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Gjatë operacionit është vënë në pranga Klodian Llomi (Mazari).
35-vjeçari ishte në kërkim pasi rezulton i dënuar me burg dhe i kanë mbetur të vuaje edhe 6 vite e 7 muaj burgim. Ai është i dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” në Itali.



