Raiffeisen Bank, ndërtim pa leje në mes të Tiranës: dy shkelje, hetim për korrupsion

spot_img
Advertisements

70 m2 hapësirë publike dhe trotuar në një zonë të kryeqytetit u zaptua nga Raiffeisen Bank për të ndërtuar një konstruksion metalik.

Avokati Romeo Kara tha në studion e MCN Live se Raiffeisen Bank ka kryer dy shkelje: ka zënë vendin dhe ka bërë ndërtime pa leje.

Sipas avokatti duhet hetuar nëse ka pasur shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Është në selinë qendrore të kësaj banke, diku pas kësaj ka bllokuar trotuarin. Në 70 m2 ka instaluar kondicionerë dhe gjeneratorë.

Këta kanë zënë dhe vendin, edhe kanë bërë instalime pa leje. Kanë bërë konstruksion metalik. A kemi barazi para ligjit? Adriana Kalasë ia kanë prishur tendën? Këtë nuk e kanë kontrolluar. Hyn tek kundravajtjet administrative. Moszbatimi i vendimit të gjykatës të çon në shkelje penale. Gjykata ka vendosur që e pranon kërkesën e IMT-së se nuk e kanë paguar gjobën se tani shkon rreth 6 mijë euro. Jo vetëm duhet të paguajnë gjobën, por ta kthejnë në gjendjen e mëparshme. Banorët janë ankuar në portal.

Ka shkelje që kanë bërë këto si institucion, ndërsa ata që kontrollojnë territorit e kanë marrë si të mirëqenë se janë bankë ose ka pasur korrupsion.

Ka reagim nga IMT dhe gjykata. Duhet gjetur pse u la kjo gjëja.

Vlen për t’u hetuar nëse ka pasur shpërdorim detyre dhe korrupsion.

spot_img

Latest articles

Related articles