Rama jep tre porosi! Socialistët në sulm

spot_img
Advertisements

Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh këtë të martë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, ku u diskutua mbi zgjedhjet brenda partisë si dhe zhvillimet e fundit të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe pasojat ekonomike që mund të sjellë te ne.

Rama lajmëroi hapjen e fushatës për zgjedhje në Partinë Socialiste, të cilat mund të zhvillohen në periudhën qershor-korrik, por ende nuk ka një datë të saktë.

Tre ishin porositë kryesore të kryeministrit:

1- Të shtrijmë dialogun me bazën

2-Të forcojmë bashkëpunimin me bazën socialiste

3- Të jemi të përgatitur për çdo pasojë ekonomike nga lufta

Të pranishëm në këtë mbledhje, ishin të gjithë drejtuesit e 12 qarqeve, si dhe anëtarët e Kryesisë së PS-së. E pranishme ishte edhe drejtuesja e qarkut të Fierit, ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku

spot_img

Latest articles

Related articles