“Në dosjen Balluku mungojë paratë, 520 mln euro të vjedhura” – Lita: Rama po negocion

spot_img
Advertisements

TIRANË-Analisti Lavdrim Lita në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24 deklaroi se në dosjen Balluku mungojnë paratë, duke shtuar se ishte kthyer në një problem shumë të madh jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët.

Po ashtu shtoi se ‘thuhet se kryeministri Rama po negocion që të ketë të njëjtin fat si ai i Saimir Tahirit’.

Mungojnë paratë që janë vjedhur…Balluku ka marrë fund politikisht. Politikisht ajo zonja ka qenë një barrë e madhe për qeverinë sepse ke deklarata nga faktori ndërkombëtar, ku zonja ka dalë problematike në raport me interesat e tyre, të investimeve marrëdhënies…Ti nuk mund të flasësh për anti-korrupsion kur ke në krahun tënd një njeri që akuzohet për korrupsion. Sot investimet e huaja, tre investime greke janë bllokuar, 300 mln euro. Lidhja hekurudhore Tiranë-Durrës deri në Rinas është bllokuar nga zonja Balluku, se nuk lidhet kontrata me kompaninë italiane. Porto Romano e sekuestruar nga SPAK që është 400 mln euro dhe ka qenë një interes gjerman për të investuar. Pra ka cënuar jo vetëm interesat shqiptare por edhe për të huajt. Problemi i saj me drejtësinë është gjë tjetër. Nyja që kryeministri Edi Rama thuhet dhe nuk thuhet që po negocion të ketë të njëjtin fat me të zotit Tahiri…”, u shpreh ai.

spot_img

Latest articles

Related articles