Deputete Mila fton shqiptarët në kuzhinën e saj: Ëmm, era ballokume!

spot_img
Advertisements

Deputetja e PS Sara Mila përmes një komunikimi publik ka njoftuar qytetarët për përgatitjet për ditën e verës:

Marsi në Elbasan nuk është thjesht një muaj në kalendar. Është aromë ballokumesh që dalin nga furra herët në mëngjes, është oborr shtëpie me lule, është dera e hapur për miq, është traditë që përcillet brez pas brezi me duar të arta grash elbasanase.

Në këtë muaj, qyteti im vishet me ngjyrat e pranverës dhe me shijen e ëmbël të ballokumes, simbolit që na bashkon rreth sofrës dhe kujtesës sonë. Një recetë e thjeshtë në dukje, por me një histori krenarie, që flet për identitetin tonë dhe për rrënjët që i ruajmë fort.

Si bijë e Elbasanit, Marsi për mua është më shumë se ardhja e pranëverës është ndjesi, është kthim tek tradita, tek familja, tek qyteti që më ka formuar.

Muaj të mbarë nga Elbasani im! 🌞🌸
Me ballokume në duar dhe me zemrën plot pranverë🤍

spot_img

Latest articles

Related articles