E diela në pazarin e famshëm të Roskovecit, aty ku pulson jeta e qytetit dhe mblidhen tregtarë e qytetarë nga e gjithë zona përreth. 🛍️🌿
Mes përshëndetjesh të ngrohta dhe buzëqeshjesh të sinqerta, takova qytetarë nga zona përreth, me të cilët ndava disa minuta bisedë dhe respekt të ndërsjellë.
Janë këto momente që të japin forcë, njerëz që ndajnë fjalën e mirë, mbështetjen dhe përshtypjet për jetën time aktive në Kuvend.
Pazari nuk është thjesht vend tregtie, por vend takimi, energjie dhe komuniteti. 🤝



