Zarzavatet kthehen në mall luksi, kushtojnë shtrenjtë! Ndikon kontrabanda e naftës në transport

spot_img
Advertisements

Mungesa e prodhimit vendas dhe dëmet nga moti kanë reduktuar ndjeshëm ofertën e produkteve vendase në treg, duke bërë që çmimet të fluturojnë mbi 300-400 lekë për kilogram për prodhimet e stinës si brokoli dhe spinaqi, gati 30% më shumë se vjet në këtë periudhë, sipas të dhënave nga tregu. Zinxhiri i gjatë i ndërmjetësve bën që çmimi nga fusha në tryezë të rritet me mbi 100% në shumë raste. Importet hyjnë me çmime konkurruese, duke dekurajuar më tej prodhimin vendas. Tirana dhe zonat periferike si Gjirokastra po përballen me çmimet më të larta. Pa investime në pikat e grumbullimit dhe një funksionim etik të zinxhirit të furnizimit, prodhimi vendas dhe konsumatori shqiptar do të jenë të ekspozuar nga rreziqet e importit. Kush po penalizohet më shumë nga barra e kostove?

Produktet e serrës si specat 400 lekë/kg në pakicë, spinaqi me 300 lekë dhe patëllxhanët e importit me 400 lekë/kg po shndërrohen në artikuj luksi, duke detyruar familjet me të ardhura të ulëta të orientojnë konsumin drejt alternativave më të lira.

Një vëzhgim i detajuar i çmimeve me shumicë nga Portali i Fermerit dhe të dhënat nga tregjet e pakicës, tregojnë për marzh të lartë spekulimi që kalon edhe 100% të vlerës së produktit nga pikat e pakicës në Fier, Divjakë dhe Lushnjë deri në tregjet e pakicës në kryeqytet.

spot_img

Latest articles

Related articles