Ultimatum nga Durrësi për Ramën: Do ta mbroj me gjak shtëpinë, do mbetet në histori! AADF skandal

spot_img
Advertisements


Banorët e Durrësit janë në alarm prej 6 muajsh për projektin TID. Tensioni në qendër të Durrësit po rritet. Banorë të lagjeve të vjetra, shtëpitë e të cilëve datojnë mbi një shekull, shprehen të dëshpëruar dhe të vendosur të mos lejojnë shembjen e tyre në kuadër të projektit TID.

Në emisionin “Fol” në MCN TV, zërat e tyre ishin të drejtpërdrejtë, të fortë dhe në disa raste ekstrem.

“Shtëpinë e kam bërë me gjak dhe do ta mbroj me gjak”, shprehet një prej banorëve, duke shtuar se prona e tij figuron që në vitin 1925 dhe është restauruar dy herë me leje nga shteti.

Një tjetër deklaratë e fortë trondit: “Se dua më jetën. Tritolin në trup, do plas veten me shtëpi.”

Banorët thonë se prej gjashtë muajsh ndodhen nën presion dhe se situata i ka çuar në ekstrem.

Ata e konsiderojnë projektin selektiv dhe të padrejtë, duke ngritur dyshime për mënyrën e vlerësimit dhe përzgjedhjes së objekteve për prishje.

Projekt selektiv: një prishet, tjetra jo. Mua nuk më japin asnjë lek dëmshpërblim. Kjo është vjedhje e identitetit të Durrësit.

Sipas tyre, disa prej banesave mbajnë mure të shekullit XV dhe përfaqësojnë jo vetëm pasuri private, por edhe histori të qytetit.

Prishet shtëpia me murin 500-vjeçar. Kjo është historia e njerëzve që kanë jetuar brenda këtyre mureve. Këta duan të fshijnë historinë.

Banorët kundërshtojnë edhe argumentin e krijimit të hapësirave publike. Ata theksojnë se në disa raste po prishen shtëpi për t’u kthyer në lulishte, ndërsa pranë tyre janë dhënë leje për pallate shumëkatëshe.

Aty ishte lulishte, i dhanë leje për pallat. Shtëpinë tonë duan ta prishin për lulishte.

Disa prej tyre tregojnë edhe për pasoja të rënda personale.

“Kjo e goditi bashkëshortin, vdiq nga tromboza”, – rrëfen një zonjë, duke lidhur stresin e situatës me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore në familje.

Në fund, paralajmërimi është i prerë: “Nuk do pranojmë të dalim nga shtëpitë. Dalim të vdekur nga ato shtëpi. Pronat tona do i mbrojmë deri në fund.”

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shpronësime të ngjashme kanë ndodhur në Romë dhe Athinë për hapjen e parqeve arkeologjike dhe se projekti do të realizohet “me ndjeshmëri, drejtësi dhe vendosmëri”.

Por për banorët, çështja nuk është vetëm ligjore apo urbanistike. Është personale.

Po të ikë kjo lagje, humb Durrësi.

Ata kërkojnë rishikimin ose anulimin e projektit, duke theksuar se bëhet fjalë për banesa mbi 100-vjeçare, me dokumentacion të rregullt dhe histori familjare të rrënjosur në to prej brezash.

Ndërsa procesi vijon, klima në lagjet e prekura mbetet e tensionuar- mes frikës për humbjen e shtëpive dhe vendosmërisë për t’i mbrojtur ato me çdo kusht.

Më e turpshme është përfshirja e fondacionit Shqiptaro Amerikan, AADF në skemën e përvetësimit të pronës private, kundër parimeve amerikane, me ca banditë shqiptarë.

spot_img

Latest articles

Related articles