Ideja që Rama është i fortë se ka 83 mandate është iluzion

spot_img
Advertisements

nga Ermal Hasimja, politolog

Ideja që Rama është i fortë se ka 83 mandate është iluzion. Ja arsyet:

  1. Nuk përballoi trysninë ndërkombëtare dhe u detyrua të ndryshojë gjysmën e qeverisë pas 6 muajsh.
  2. Nuk përballoi dot trysninë e Ballukut dhe u detyrua të promovojë ish-drejtorët e saj në këmbim të largimit të saj.
  3. Nuk përballoi dot trysninë e Ballukut për të hequr Spiropalin, ose perceptimin e cfarëdo rritje të imazhit të Spiropalit.
  4. Nuk shkëputet dot nga marrëdhënia ku ka ngecur me botën e errët. Votat e marra nga krimi i organizuar tashmë i llogariten si dëshmi penaliteti e mbushur plot.
  5. Disa figura të afërta si Fuga ose Agaçi e kanë braktisur ose thjesht nuk i ka më në dispozicion.
  6. Plot bashkëpunëtorë të tjerë i ka në listën e pritjes së SPAK-ut.
  7. Për herë të parë ka një frymë qëndrese informale brenda partisë.
  8. Reagimi i ashpër i policisë ndaj protestës së opozitës tregon frikë dhe nervozizëm.
  9. Nuk përballon protestën e Adriatik Lapajt në nivel më të lartë se ai i karriges. Kur Lapaj vendos qese plasmasi mbi kokë policia vjen me vrap.
  10. Shembja u rrugëve, problemet me sistemet digjitale, frika e administratës për të firmosur ka dërrmuar imazhin e funksionalitetit të qeverisë.
  11. Tezat e mashave mediatike të tipit “Gjermania është vend i korruptuar” kanë diskredituar ata zëra që e mbrojnë.
    Me lëvizjet e fundit Rama nuk ka ndryshuar asgjë, thjesht është përpjekur të rivendosë një ekuilibër të ri mes halleve që ka. Njësoj si ai që vuan nga shiatiku dhe lëviz vazhdimisht për të gjetur një pozicion ku i dhemb më pak … për disa minuta.
spot_img

Latest articles

Related articles