Gjyqi për Erion Veliajn dhe të tjerët, caktohet me short treshja gjykuese.Veliaj do gjykohet nga treshja, Engjëllushe Tahiri, Alma Kodraliu e Rudina Palloj.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.



