Meta krenar nga qelia: Reformën në drejtësi e bëra unë jo Rama, i thirra qenushët e Sorosit për të votuar me 140 vota pro

spot_img
Advertisements

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me një deklaratë të tij se ka qenë ai që e ka bërë Reformën në Drejtësi.

Në një reagim në rrjete sociale, Meta ka nxjerrë një video nga parlamenti në vitin 2016, kur ai ishte kryetar Kuvendi, ndërsa shprehet se reforma në drejtësi e Edi Ramës ishte me 69 vota dhe jo me 140, sikurse u miratua më pas.

“Tani mora vesh se, Edi Rama ose qenushi i Sorosit, në Pleniumin e tij, paska thënë sërish sot se e kishte bërë ai, me 140 vota, Reformën në Drejtësi. Dua t’i kujtoj qenushit të Sorosit se reforma e tij dhe dy buzëputhurve, ishte me 69 dhe jo me 140 vota”, shkruan Meta.

Përmes fjalës së tij asokohe në parlament, ku bën thirrje për konsensus politik për të miratuar reformën e mbështetur nga të huajt, Meta thotë se “ju kujtoj se si i kam thirrur qenushët e Sorosit, për të votuar me 140 vota, Reformën në Drejtësi.”

Reagimi i Metës

Tani mora vesh se, Edi Rama ose qenushi i Sorosit, në Pleniumin e tij, paska thënë sërish sot se e kishte bërë ai, me 140 vota, Reformën në Drejtësi.

Dua t’i kujtoj qenushit të Sorosit se reforma e tij dhe dy buzëputhurve, ishte me 69 dhe jo me 140 vota.

Megjithatë, më 22 korrik, me rastin e 10-vjetorit të 140 votave, do ta shohin, të gjithë shqiptarët se si qenushi me gjithë qenushët e tjerë të Sorosit u detyruan jo vetëm ta votojnë Reformën në Drejtësi, siç desha unë (pra Komisioni i Venecias) por edhe të puthen në buzë nga dëshpërimi.

Për historitë e tjera, prisni edhe pak, që të mos e humbni kuriozitetin.

Për këdo që e ka harruar, po ju kujtoj se si i kam thirrur qenushët e Sorosit, për të votuar me 140 vota, Reformën në Drejtësi.

Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi.

spot_img

Latest articles

Related articles