Gjatë ditës së sotme pritet të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe, drejt Shqipërisë, të të shumëkërkuarit Durim Bami. Ekstradimi do të kryhet nëpërmjet tranzitit nga Stambolli.
Burime për redaksinë bëjnë të ditur se Durim Bami është arrestuar që prej 14 majit 2024 në Dubai, fillimisht qëndroi në burg atje dhe më pas kaloi në masën e “arrestit shtëpiak”.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, aksioni është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 15.05.2024, i ka caktuar 47-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”



