Digjet Range Roveri, pronari një emër i njohur për policinë

spot_img
Advertisements


Një makinë e tipit Range Rover është djegur gjatë natës në lagjen nr. 1 në Pogradec. Automjeti u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, ndërsa njoftimi për zjarrin u raportua rreth orës 03:50 në Shërbimin Zjarrfikës.

Automjeti në pronësi të Erion Maxharit, i njohur për policinë e Pogradecit, ka qenë i parkuar ndërsa menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të shuanin flakët dhe të izolojnë zonën për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Pritet që në një deklaratë zyrtare të sqarohet nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Kujtojmë që Maxhari ka precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme ndërsa ditën e zgjedhjeve të 11 majit 2025 ka qenë një prej të arrestuarve që u përfshi në një konflikt fizik me një komisioner.

Gjithashtu ai ka qenë polic në doganën e Qafë-Thanës kur u arrestua në vitin 2018, së bashku me tre kolegë të tij me akuzat për trafik klandestinësh nga Shqipëria në SHBA, Kanada dhe Angli.

Njoftimi i policisë

“Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

spot_img

Latest articles

Related articles