“Deputetët më akuzojnë mua si përgjegjës për reformën në drejtësi” – Rama! Fatmir Xhafa mbyll gojën

spot_img
Advertisements

Kryeministri i Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të ardhura nga brenda Partisë Socialiste për Reformën në Drejtësi.

Duke nënkuptuar përplasjet e brendshme në PS, për këtë çështje ai tha se “edhe po të kthehej, do të votonte 100 herë reformën në drejtësi”.

“Deputetët më akuzojnë mua si përgjegjës për reformën në drejtësi (…) Sipas perceptimit, ta quash dështim nga miratuesit e saj (deputetët e PS) do të thotë të mos shohësh më larg ditës së sotme, të mos llogarisësh përtej kostove aktuale dhe të mos vlerësosh më shumë se sa komoditetin tënd. Ndërkohë që unë kam qenë kokëfortë në mbrojtjen e bindjeve të mia jam më tepër rezistent.

Se kam problem të pranoj gabime. Kjo është e provë e sigurt që nuk jam më i ri, por nuk gjej asnjë arsye strategjike për të pranuar opinion se reforma në drejtësi ka dështuar dhe aspak për kokëfortësi dhe 100 herë të kthehesha mbrapsht do zgjidhja reformën në drejtësi krahasimsiht më alternativën, atë batakun e llahtarshëm pa asnjë shans për të marrë respektin e askujt”, tha Rama.

spot_img

Latest articles

Related articles