Kryeministri Edi Rama ka reagur këtë të mërkurë lidhur me komentet rreth bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas. Rama në postimin e tij ka shpërndarë foton nga një situatë e ngjashme në Portugali ku e ka ironizuar lidhur me qëndrimin e opozitës shqiptare dhe opozitës portugeze duke bërë një paralelizëm.
Në postimin e tij të plotë, Edi Rama shkruan:
“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!”



