Ligji shqiptar i prokurimeve publike paraqitet si model transparence: çmime të publikuara, procedura të hapura, dokumente të aksesueshme. Por pikërisht kjo “transparencë absolute” krijon një paradoks të rrezikshëm në tregun e barnave të shtrenjta dhe të patentuara. Në segmentin e barnave biologjike, imunoterapive dhe trajtimeve për sëmundje të rralla, çmimi zyrtar nuk është çmimi real që paguajnë shtetet me negociim të strukturuar. Në shumicën e vendeve të BE-së përdoren marrëveshje konfidenciale që ulin çmimin neto deri në 40%. Shqipëria, për shkak të modelit të prokurimit të bazuar mbi çmim reference dhe publikim formal, praktikisht negocion vetëm çmimin publik të listës. Rezultati: çmime më të larta neto, ekspozim buxhetor i shtuar dhe humbje potenciale që vlerësohen rreth 35 milionë euro në vit, ose mbi 500 milionë USD në 13 vite.
Kjo praktikë jo-e-favorshme për interesin publik nuk është vënë në diskutim as nga mazhoranca, as nga opozita.
Po kush do ta vërë në diskutim?
Deputetë mjekë e farmacistë pa integritet dhe të blerë???
Më e keqja është se sistemi paraqitet si “i pastër” sepse çdo prokurim është publik.
Deputetët e opozitës më së shumti kërkojnë rritje fondesh, pra më shumë para për biznesin farmaceutik dhe spitalor, apo heqin vemëndjen e publikut nga problemi kryesor:
Mekanizmi i vërtetë i kursimit është negociimi konfidencial, që mungon ose mbetet i paformalizuar.
Në tregjet e vogla si Shqipëria, fuqia negociuese është e dobët sepse nuk përdoren instrumente moderne të vlerësimit të teknologjive, apo marrëveshje bazuar në performancë.
Në mungesë të tyre, biznesi farmaceutik operon me çmime reference që nuk reflektojnë zbritjet reale që jepen diku tjetër.
Kujdes, jo vetëm në BE, por dhe në Serbi apo MV.
Pyetja legjitime është: pse nuk është reformuar ky model kur praktikat europiane janë të njohura?
A është thjesht inercia institucionale, apo një sistem interesash që preferon çmimin e “transparent ndaj kursimit real dhe interesit publik?
Kur flasim për barna që kushtojnë dhjetëra mijëra euro për pacient në vit, diferenca deri 40% nuk është teknikalitet financiar, por janë jete të shpëtuara, janë dinjitet njerëzor.
Sa shqiptarë do ishin sot mes nesh dhe nuk do kishin vdekur koridoreve të spitaleve me ato 500 Milionë USD të bëra rrush e kumbulla nga politika dhe biznesi farmaceutik e spitalor.
Mendoje!
Zoti i sheh të gjitha:
Në mos në këtë jetë, në jetën tjetër këta deputetë e administratorë do t’i paguajnë dhimbjet që kanë shkaktuar.
Lista e barnave të shtrenjta të identifikuara në listat e barnave të fondit me anën e AI gjenerative dhe mbajtësit e patentave të tyre:
Onkologji – Imunoterapi / Targeted Therapies
• Pembrolizumab (Keytruda) — MSD
• Atezolizumab (Tecentriq) — Roche
• Nivolumab (Opdivo) — Bristol Myers Squibb
• Alectinib (Alecensa) — Roche
• Lorlatinib (Lorbrena) — Pfizer
• Ribociclib (Kisqali) — Novartis
• Palbociclib (Ibrance) — Pfizer
• Alpelisib (Piqray) — Novartis
• Dabrafenib (Tafinlar) — Novartis
• Trametinib (Mekinist) — Novartis
• Ibrutinib (Imbruvica) — Janssen
• Enzalutamide (Xtandi) — Astellas
• Apalutamide (Erleada) — Janssen
• Darolutamide (Nubeqa) — Bayer
• Abiraterone (Zytiga – originator) — Janssen
• Nilotinib (Tasigna) — Novartis
• Bosutinib (Bosulif) — Pfizer
• Ruxolitinib (Jakavi) — Novartis
• Vemurafenib (Zelboraf) — Roche
• Regorafenib (Stivarga) — Bayer
• Pazopanib (Votrient) — Novartis
• Sorafenib (Nexavar) — Bayer
• Sunitinib (Sutent – originator) — Pfizer
• Daratumumab (Darzalex) — Janssen
• Bevacizumab (Avastin – originator) — Roche
Hematologji / Biologjikë
• Rituximab (Mabthera – originator) — Roche
• Trastuzumab (Herceptin – originator) — Roche
Imunologji / Autoimune
• Vedolizumab (Entyvio) — Takeda
• Secukinumab (Cosentyx) — Novartis
• Tocilizumab (Actemra) — Roche
• Golimumab (Simponi) — Janssen
• Ofatumumab (Kesimpta) — Novartis
• Ustekinumab (Stelara) — Janssen
• Adalimumab (Humira – originator) — AbbVie
• Omalizumab (Xolair) — Roche / Novartis
Kardiovaskulare Inovative
• Inclisiran (Leqvio) — Novartis
• Evolocumab (Repatha) — Amgen
Endokrine / Rare
• Somatropin (Norditropin) — Novo Nordisk
• Somatropin (Genotropin) — Pfizer
• Somatropin (Saizen) — Merck Serono
• Octreotide LAR (Sandostatin LAR) — Novartis
Nefrologji
• Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta (Mircera) — Roche
• Epoetin beta (Recormon) — Roche
Hepatit C – Antivirale
• Sofosbuvir/Velpatasvir (Epclusa) — Gilead
• Ledipasvir/Sofosbuvir (Harvoni) — Gilead
• Glecaprevir/Pibrentasvir (Maviret) — AbbVie
• Elbasvir/Grazoprevir (Zepatier) — MSD



