Biznesmeni Agasi shet kompanitë për të humbur gjurmët e parave, lëvizjet e transfertat

spot_img
Advertisements

SPAK ka intensifikuar hetimet në lidhje me aktorët kryesorë të dosjes AKSHI dhe personat përreth tyre, të cilët dyshohet se janë përdorur për kanalizimin e fondeve të përvetësuara në mënyrë të jashtëligjshme përmes orientimit të tenderëve dhe frikësimit të kundërshtarëve, siç ishte rasti i pengmarrjes së Gerond Meçes, një tjetër personazh i preferuar i tenderëve të AKSHI-t, i rikthyer së fundmi në skenë.

Ndërkohë që SPAK po thellon hetimet për të zbardhur rrethin e aktorëve të lidhur me AKSHI-n, për të cilin skyweb.al do të raportojë më gjerësisht në vijim, disa prej personave të këtij rrethi kanë nisur përpjekjet për të shpëtuar çfarë mund të shpëtojnë nga pasuritë e krijuara gjatë lidhjeve me Agasin dhe shërbimit ndaj tyre, duke vepruar herë pas here edhe si “prestanome” në sektorë si ndërtimi, turizmi dhe transfertat e parave.

Orest Sota dhe Idajet Ismailaj, ortakët e të besuarit të Agasit

Në momentin e operacionit të madh ndaj aktorëve të skandalit AKSHI, SPAK kreu kontrolle edhe në banesat e biznesmenëve që dyshohet se janë persona pranë Ergys Agasit.

Dy prej tyre ishin Orest Sota, pronar i Fortis Beton dhe ortak në një tjetër kompani me një person tjetër të lidhur me Agasin, si edhe Idajet Ismailaj, pronar i Albastar. Sipas verifikimeve të kryera rezulton se si Orest Sota ashtu edhe Idajet Ismailaj janë ortakë në kompani të ndryshme me Elgerti Bixhën.

Ky i fundit, sipas dosjes së SPAK, është personi që Ergys Agasi po përpiqej ta emëronte drejtor në një kompani që kishte marrë koncesion nga shteti.Për këtë qëllim, Agasi shprehet për ish-ministrin Damian Gjiknuri: “Do ja q* robt, do fusim çunat pastaj!”, pasi ish-ministri nuk po plotësonte kërkesën për emërimin e Bixhës.Ky episod është përdorur nga SPAK edhe si shembull i “modus operandi”, pra si fakt mbështetës për mënyrën se si vepronte grupi, përfshirë edhe rastin e pengmarrjes së Meçes.

I trembur nga ajo që mund të zbulojë SPAK në vijim ndaj tij, Orest Sota nuk ka qëndruar duarkryq.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të konsultuar nga skyweb.al rezulton se ai ka nisur procedurat për shitjen e kompanisë Fortis Beton.

Në letra duket sikur procesi i shitjes ka filluar vetëm pak ditë para kontrolleve të SPAK, në momentin kur u kuptua se operacioni do të niste dhe se ai nuk do të dilte “pa lagur” nga skandali AKSHI dhe raportet me Agasin. Megjithatë ka dyshime se data në dokument nuk korrespondon me kohën reale kur janë bërë veprimet

spot_img

Latest articles

Related articles