Dosja “Toyota Yaris”, SPAK mbyll hetimet për Daupajn dhe Vladin

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka përfunduar hetimet për Erjona Daupaj dhe Astrit Vladin, të përfshirë në një nga fraksionet e dosjes së njohur si Toyota Yaris.

Sipas burimeve zyrtare, organi i akuzës e ka depozituar dosjen në gjykatë, duke kërkuar kalimin e saj për gjykim. Nga shorti elektronik është përzgjedhur si gjyqtar i çështjes Paulin Cera.

Ndaj Daupaj dhe Vladit rëndojnë akuzat për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe “korrupsion aktiv”.

Të dy të akuzuarit ndodhen në arrati.

spot_img

Latest articles

Related articles