Arma sekrete e z. Trump! Shkrimtari i njohur ironi me propozimin e KM

spot_img
Advertisements

Nga Dashnor Kokonozi


Kur KM deklaroi në “Bordin e Paqes” se Shqipëria do të ofronte arkitektë dhe arkitekturë për Gazën, thashe se nuk e kuptova mire. Por ja qe ka njerëz që drejtojnë një vend të vogël e të frikësuar edhe duke jetuar në një planet tjetër, në një botë paralele.
Sepse nuk kam asnjë mënyrë për të shpjeguar se si nuk arrijnë të kuptojnë se vendi po braktiset edhe sepse qytetet e tij janë bërë të ndotur, mbytës, të pajetueshëm. “Bum-i” arkitekturor i vendit, që “prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Evropa”, me kakofoninë e tij dhe me nguljen e pallateve të shëmtuara në çdo hapësirë bosh, i ka prerë oksigjenin qytetit. I ka zhdukur çdo kopsht, çdo oborr, çdo hapësirë të gjelbër. Madje po gërryen përditë edhe mushkëritë e gjelbra të kryeqytetit, kodrat rreth Liqenit.
Kjo më shtyu të mendoj se nuk është aq naive ajo deklarata në “Bordin e Paqes”, menjëherë pas takimit me z. Trump.
Sepse dihet që ky i fundit nuk heq dorë kollaj nga fiksimet e tij. Ju kujtohet projekti i tij për ta kthyer Rripin e Gazës në një rivierë luksoze për “jet‑set‑in” botëror? Gjithçka u frenua përkohësisht, jo si pasojë e protestave evropiane, por sepse ai nuk kishte si t’i përzinte gazauitë, banorët e Gazës.
Tani, pas asaj bisede të mësipërme, sidomos pas deklaratës së çuditëshme se Shqipëria do të dërgojë arkitektë në Gaza, me sa duket z. Trump më në fund paska gjetur armën sekrete për të zbrazur edhe Gazën nga banorët e saj.

spot_img

Latest articles

Related articles