Paralizohen rrugët e Shqipërisë, kryeministri Rama investon të rregullojë Gazën

spot_img
Advertisements

Nga Leonard Veizi

Rrugët po shkërmoqen një nga një, por qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi. Askush nuk del e të thotë një fjalë, qoftë edhe për të gënjyer ditën për shi. Qeveritarët janë çthurur. Ca rrinë në majë të avionit, ca te dera e SPAK-ut, por pa u “fut mrena”.

  • “Mbete me kallam në dorë, doktor efendi, ndërsa andej po na ngordhin qetë…”
  • “Të gjitha qetë, more Salë?”
    E kam fjalën për Salën, sekretarin e partisë së kooperativës Marenë, jo për Sali Doktorin.
  • “U t’u thaftë goja! Tomori, moj Tomka! Ai balashi që desh vrau Koçin…”
    Kështu është edhe puna e rrugëve të Shqipërisë. Si Tomor Balashi në filmin “Shoqja nga fshati”, prodhim i Kinostudios së epokës komuniste.
    Të paktën në atë kohë, për gabime e faje të tilla dilte, se s’bën, një “grup armiqësor”, ku më i “nderuari” merrte 25 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe heqje të së drejtës elektorale për pesë vjet. Të tjerët i mbështesnin pas murit dhe u jepnin nga një koqe plumbi.
  • “Hajd’ në të sëmësë…”
    Por tani gjyqe popullore nuk ka më. As prokurorë xhelatë. As dënime me vdekje. Ndaj matrapazët e xhonglerët kanë gjetur “shesh bëjnë përshesh”. Edhe oligarkët… Fiks si akrobatët e filmit “Cirku në fshat”.
  • “Ra edhe rruga Maliq–Lozhan!”
  • “E kujt i plasi rrota?”
    Mirë e ke: kur je rrotë, si do të të plasi rrota?
    Në ditët e sotme e rëndësishme është të dish si ta lyesh rrotën: herë me margarinë, herë me vaj vegjetal. Se ai i ullirit futet në lojë vetëm për raste festash.
  • “Sot do të lozë qeni i kallajxhiut!”
  • “Me ujë të bekuar? Do më punoni ndonjë rreng, mua s’më thoni kurrë asgjë…”
    Rrugët rrëzohen. Urat shembën. Shqipëria paralizohet. Por Kryeministri e ka axhendën “full”. I gënjen mendja se do të rregullojë Gazën. Hall i madh ta bëjmë Gazën si Zvicra! Po Shqipëria?
  • “Lepe, zotrote!”
    Ndërkohë, punët në Shqipëri shkojnë zi e më zi. U shemb rruga Qukës–Qafë Plloçë, edhe ajo Librazhd–Pogradec, edhe ajo e Lumit të Vlorës. Edhe tuneli i Llogarasë…
  • “A ka më?”
  • “Është edhe babi…”
    Shqipëria është paralizuar. Saliu hedh shashka te Kryeministria.
  • “Aferim të qoftë! E përmbyse rendin kushtetues! Sidomos me molotovët e sovjetit…”
    Nëpër rrugët e Shqipërisë njerëzit flenë nëpër makina. Fundjava turistike kthehet në ferr. Por ne jemi të gatshëm të presim turistë edhe më shumë se një vit më parë. Shtretër bosh ka sa të duash — shqiptarët flenë në makina. Janë mësuar tashmë. Se hera e parë është e vështirë. Pastaj trashet kurrizi. Dhe në fund nuk shpenzon para as për dhomën e hotelit. Ua lëmë dopjo gjashtën në dorë atyre pronarëve të bregdetit, se shumë vickla po na hedhin.
    Kjo është një tjetër “meritë” e qeverisë.
    Epo, të na rrojë qeveria, more shokë! Se edhe për ne mendon, edhe bagëtitë na i shton, na i shumon… e na i mbarështon.
    -“Me fund”!
spot_img

Latest articles

Related articles