Djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas hidhet në det

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka dhunuar brutalisht nënën e tij gjatë darkës së ditëlindjes dhe më pas është zhdukur, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa hidhej në det në portin e Civitanovës.

Sipas mediave italiane, i riu, Rikardo Merkuri, rezulton i zhdukur që prej pasdites së djeshme.

Në kërkimet janë angazhuar zjarrfikësit me njësinë e zhytësve nga Teramo, Garda Bregdetare dhe karabinierët. Autoritetet shpresojnë që ai të ketë dalë në një pikë tjetër të basenit portual dhe të jetë larguar në gjendje shoku, por nuk përjashtohet as skenari më i rëndë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, gjithçka ndodhi të premten rreth orës 21:00. Në banesë ndodheshin vetëm 20-vjeçari dhe nëna e tij, Albana Kastriot, pronare e një qendre estetike, ndërsa babai, Mario Merkuri, sipërmarrës në ndërtim, dhe djali tjetër i familjes ishin jashtë. Një fqinje, e alarmuar nga britmat, njoftoi menjëherë karabinierët

spot_img

Latest articles

Related articles