Zbardhen të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ku u vra me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari.
Raportohet se Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.
Mësohet se Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Bëhet me dije se autorët janë identifikuar me mbiemrin Buçpapa. Gazmend Buçpapaj.



