Rey Manaj përjetoi makthe brenda dhe jashtë fushës mbrëmjen e së enjtes. Fillimisht ekipi i tij, Sivasspor u ndal në një barazim të papritur 1-1 kundër Adana Demirsport, ekip që ndodhen në vendin e fundit, i dënuar nga Federata Turke dhe me -39 pikë në renditje.
Pas ndeshjes, Manaj u rikthye në Sivas së bashku me ekipin e tij ku qëndroi për pak kohë në ambientet e klubit. Më pas, gjatë rrugës duke u rikthyer në shtëpinë e tij, Rey Manaj pësoi një aksident me makinën e tij private. Mediat turke që raportuan këtë aksident, bëjnë me dije se Rey Manaj nuk ka pësuar dëmtime serioze, është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Siç shihet edhe nga pamjet e bëra publike, dëme ka pësuar vetëm mjeti i tij. Kujtojmë që Rey Manaj u transferua vetëm pak ditë më parë te Sivasspor, me objektivin për të rikthyer ekipin në elitën e futbollit turk, por situata nuk është shumë pozitive pasi Sivasspor renditet në vendin e 14-të.



