Aksi (12 milionë euro për Gjikurinë) Maliq-Lozhan-Strelcë, rrezik për qarkullimin e mjeteve!

spot_img
Advertisements

Vijojnë problemet në aksin rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave.

Në disa pjesë të këtij aksi janë shfaqur çarje në trupin e rrugës ndërsa në pjesët anësore ka pasur rrëshqitje dherash që kanë dëmtuar strukturën duke rritur rrezikun për qarkullimin e mjeteve.

Situata ka ngritur shqetësime mbi qëndrueshmërinë e punimeve dhe sigurinë në këtë aks pasi vetëm tre ditë më parë ky aks pësoi dëmtime të mëdha në kilometrin e 13 me dëmtimin e barrierës mbrojtëse dhe rrëshqitjen e dherave në trupin e rrugës.

Me nje gjatësi prej 18.8 kilometrash, rikonstruksioni i kesaj rruge kushtoi rreth 1 164 381 419,00 lek (12 milionë euro).

Investitori është Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërsa punimet u realizuan nga kompania Gjikuria sh.p.k. e cila ka ende brenda garancisë 1-vjeçare këtë aks kombëtar.

spot_img

Latest articles

Related articles